Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur fjalën e Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është shprehur se prioriteti i tyre do të jetë reforma territoriale. Për këtë, grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, ka thënë kryedemokrati.
Basha votë ‘pro’ shtyrjes së afateve të Vettingut! Në këmbim do marrë ‘Territorialen’ dhe ‘Zgjedhoren’! Sot Kuvendi voton ngritjen e 2 Komisioneve për reformat
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2022/01/basha-1.jpeg)