Site icon

Bellingam tek Liverpul? Klop e thotë hapur: Nuk është e mundur, ndonjëherë duhet të pranosh realitetin…

Xhud Bellingam mbetet në qendër të merkatos, por mesa duket Liverpul po heq dorë nga talenti për shkak të pretendimeve të anglezit. 

Të kuqtë e konsiderojnë shumë të lartë çmimin që kërkon Borusia Dortmund në këtë moment, rreth 100 milionë euro dhe vetë trajneri Jyrgen Klop deklaroi se është e pamundur për ta blerë atë:

“Situata ka qenë gjithmonë e tillë, nuk ka ndryshuar kurrë. Fjala është për Xhud Bellingam. Nuk e kuptoj kurrë pse teorikisht flasim për gjëra që nuk mund t’i kemi, si gjashtë lojtarë në verë për 100 milionë. Nuk mund të kërkoja një Ferrari për Krishtlindje kur isha 5 vjeç… Ka raste kur duhet ta pranoni realitetin, thjesht nuk është e mundur ndonjëherë”, tha Klop.

Exit mobile version