Napoli mezi pret të festojë titullin kampion në Seria A pas 33 vitesh.Me 8 fitore radhazi dhe 65 pikë nga 72 të mundshme në Serie A deri tani, napolitanët kanë frymëzuar një mësues për të ideuar një problemë matematikore, të cilën ua dha si detyrë klase nxënësve të tij në institutin “Giacomo Leopardi e Torre del Greco”.
Për t’i afruar fëmijët me matematikën ai përdori futbollin dhe pasionin për ekipin e tyre të zemrës: “Ekipi i futbollit të Napolit është 18 pikë përpara Interit të vendit të dytë. Nëse llogarisim 3 pikë për çdo ndeshje të fituar, sa ndeshje të tjera futbolli ka fituar skuadra e Napolit?”Fotoja u problemës u shpërnda në rrjetet sociale, duke u bërë kështu shpejt virale.