Site icon

Benzema mund të largohet nga Arabia, opsion për sulmuesin francez është Çelsi i Brojës

Përvojës së Karim Benzemasë në Arabinë Saudite mund ti vijë fundi. Sipas “The Telegraf”, ish-sulmuesi i Realit të Madridit shihet si opsion për të përforcuar sulmin e Çelsit.

Drejtuesit e bluve të Londrës janë në kërkim të përforcimeve në fazën e avancuar, duke pasur parasysh problemet fizike të Nkunku dhe largimin e Xheksonit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në këtë mënyrë, operacioni më logjik për ata është gjetja e një sulmuesi në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit që vjen nga Arabia Saudite. Janë dy emra që shfaqen në këtë skenar, Firminjo dhe Benzema.

Braziliani e njeh më mirë Premier Ligën, por francezi ka mundësinë të kthehet në një futboll që e ka tërhequr gjithmonë dhe në të cilin nuk ka luajtur kurrë. Gjithçka do të varet nga vullneti i bluve të Londrës pasi duket qartë se Karim dëshiron të largohet nga futbolli saudit.

Ndërkohë, Al Itihad vazhdon fazën përgatitore në Dubai pa Benzemanë, pasi sipas disa informacioneve, ai është bllokuar në Mauritius si pasojë e një tajfuni.

Exit mobile version