Aktori Jeremy Renner do të dalë për herë të parë në publik, pas aksidentit me një makinë për pastrimin e bores në ditën e Vitit të Ri. Renner theu më shumë se 30 kocka dhe iu nënshtrua operacioneve të shumta pasi i mbijetoi aksidentit, shkruajnë mediat e huaja.
“Këto 30 kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë. Dashuri dhe bekime për të gjithë ju”,- ka shkruar ai në Instagram pas aksidentit.
Aktori do të marrë pjesë personalisht në premierën botërore të ‘Rennervations’, e cila do të mbahet të martën më 11 prill në Teatrin ‘Regency Village’. Të katër episodet e ‘Rennervations’, një shfaqje e rinovimit të automjeteve të Jeremy-t, do të fillojnë transmetimin më 12 prill në Disney.