Një 13-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”. Policia e Elbasanit bën me dije 13-vjeçari A.M., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë, dhe se kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit).
NJOFTIMI:
Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.