Vitet e fundit nuk kanë qenë vitet më të mira për Mançester Junajtidin, duke qenë se “djajtë e kuq” kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm. Veç rezultateve negative, skuadra e Junajtidit ka pasur probleme të shumta edhe në dhomat e zhveshjes dhe diçka të tillë e ka zbuluar ish-mbrojtësi Markos Rojo.
Në një intervistë të gjatë që ka dhënë për “TYCSPORT”, mbrojtësi argjentinas u shpreh se ka pasur disa herë debate me trajnerin Ole Gunar Solskjaer për sa i përket aktivizimit të Herri Meguajër si titullar.
“Shkova te zyra e trajnerit dhe i thashë nëse do më linte të luaja apo të largohesha. Ai më replikoi duke më thënë se janë paguar shumë para për Meguajërin dhe duhet të luajë ai e diskutime të tjera nuk ka. I thash, ‘More bir k*rve, më fut mua të luaj sepse Meguajër po e bën m*t në çdo ndeshje”, shprehet Rojo.

