Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua.
Në një intervistë me median gjermane pas samitit të G7 në Schloss Elmau, kryeministri përmendi gjininë e presidentit rus si një faktor kontribuues në konflikt.
Johnson shtoi se pushtimi “i çmendur, maço” ishte një “shembull i përsosur i maskulinitetit toksik” dhe ai bëri thirrje për “më shumë gra në pozitat e pushtetit”.
“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, po nëse do të ishte, me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të “çmendur maço” pushtimi dhe dhune.
Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë “, tha ai për transmetuesin gjerman ZDF.
Downing Street e komentoi deklaratën duke thënë se ajo nuk ishte “një politikë të qëllimshme” për të nënçmuar publikisht Putinin.
“Publiku britanik pret që liderët të jenë të fortë me dikë që vret civilë të pafajshëm në baza ditore”, tha zëdhënës i Boris Johnson.