Site icon

Breshëri plumbash dhe ulërima, vriten besimtarët në qëndrën e Dëshmitarëve të Jehovait

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të gjermanisë mbrëmjen e djeshme, ku një person i armatosur hapi zjarr duke lënë të vdekur 7 persona dhe disa të plagosur.

Ndërkohë, së fundmi në rrjet po bën xhiron momenti kur personi i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët. Në video dëgjohet breshëri plumbash dhe bërtitjet e njerëzve.

Një zëdhënës i policisë tha më herët se autoritetet po hetonin nëse vrasësi ishte në mesin e disa personave të gjetur të vdekur në vendngjarje.

Ndërkohë, policia kur arriti në vendin e ngjarjes pa njerëz të vdekur dhe të plagosur në katin e poshtëm ku ndodhi ngjarja, teksa më pas oficerët dëgjuan një të shtënë në katin e fundit të ndërtesës kur hynë për herë të parë në të dhe gjetën një person të vdekur lart.

Policia beson se mund të ketë qenë autori, por tha se nuk mund të jepet më shumë informacion në këtë pikë.

Exit mobile version