Site icon

Broja përkrah emrave më të kërkuar në merkato, sheikët gati të bëjnë blerje te bujshme

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Një listë e gjatë klubesh të rëndësishme Europiane, janë vënë pas talentit shqiptar, teksa kërkojnë me çdo kusht që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit, që realizoi një sezon të shkëlqyer me Sauthemtonin në Premier Ligë

Njukastëll është një nga klubet që ka shfaqur interes të vazhdueshëm për Brojën. Me ardhjen e presidentëve sheikë në krye, financat te bardheblutë janë të shëndosha, teksa drejtuesit kanë piketuar edhe goditje të bujshme në këtë merkato.

Në listën e këtyre goditjeve, është piketuar edhe Armando Broja. Shqiptari është rreshtuar në krah të Aleksandër Isak, Xhanluka Skamaka dhe Dominik Kalver-Ljuin, si opsione të mundshme për repartin ofensiv. Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e Brojës.

Exit mobile version