Site icon

Broja protagonist në dy golat e parë, Çelsi shpartallon Midëllsbroun dhe fluturon në finale

Mbrëmje magjike për Çelsin e Mauricio Poçetinos, që shpartalloi me rezultatin 6-1 Midëllsbrout, duke i siguruar biletën për në finalen e Kupa Karabao.  

Blutë ishin mposhtur me rezultatin 1-0 në duelin e parë, teksa arritën të përmbysnin sfidën në atë të kthimit, duke dominuar totalisht përballjen. 

Protagonist në këtë takim ishte dhe Armando Broja. Ylli i Kombëtares e nisi si titullar përballjen, teksa ishte protagonist në dy golat e parë të realizuar nga Çelsi, madje të parin një devijim i mbrojtësit të skuadrës mike ia hoqi autorësinë e shënimit. shqiptari qëndroi në fushë 65 minuta, teksa më pas u ndërruar nga Gallagher.  

FT ÇELSI-MIDËLLSBROU 6-1
15′ (ag) Hauson, 29′ Fernandez, 36′ Disasi, 42′, 77′ Palmer, 81′ Madueke / Roxhers 88′

Exit mobile version