Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit të përjashtojë me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj me arsyetimin se kanë konsumuar pije alkoolike dhe bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit.
Tension, fyerje dhe ofendime. Kuvendi e mbylli seancën maratonë ditën e sotme ashtu sikur e nisi mëngjesin e djeshëm. Në fund të diskutimeve, deputetët u ftuan që të votojnë për projektbuxhetin. Por sapo futen në sallë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj ngacmohen nga socialistët.
Edi Rama dëgjohet të thotë vetëm kaq; Bujar çfarë ke? Biseda nuk dëgjohet e plotë, pasi komunikimi ishte pa mikrofon.
Në këtë moment Kuvendi ndërpret sinjalin. Por në pamjet që qarkulluan në rrjet garda rrethoi foltoren, teksa kryeministri qëndronte i ulur në karrigen e tij dhe Paloka shkoi drejt tij. Më pas Edi Rama i drejtohet Lindita Nikollës “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.
Por si nisi e gjitha?
Ndërkohë që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023, dhe seanca është ndërprerë për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama.
Në video shihet momenti kur Garda e republikës ka rrethuar foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla. i ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të PD.
Zyra e shtypit të Kuvendit njoftoi me shpejtësi se dy deputetët Paloka dhe Leskaj ishin të dehur. “Kuvendi i Shqipërisë bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit,” njoftimi i Kuvendit.