Site icon

Buzëqesh” Bajerni i Mynihut, bomberi i kampionëve jep sinjale të mira para “Klasikes”

Dilemat për majën e sulmit duket se po zbuten çdo ditë që kalon në Mynih, marrë në konsideratë njoftimet e fundit nga mediat gjermane. Lëndimi i Erik Maksim Çupo-Moting në shpatull mund të quhet histori e vjetër, nëse i referohemi seancës së fundit stërvitore të sulmuesit kamerunas.Ai i ka kaluar me sukses të gjitha ushtrimet individuale dhe ka prezantuar freski atletike, komponentë tregues se prezenca e 34-vjeçarit ndaj Dortmundit është reale, madje mund të shkohet deri në atë pikë sa të diskutohet roli i titullarit.

“Bild” prononcohej jo më pak se 4 ditë më parë mbi gjendjen e futbollistit me numë 13 në “Allianz Arena”, duke e cilësuar si të pamundur, pasi dhimbjet në shpinë po përkeqësoheshin.

Nëse procesi i rikuperimit nuk pëson ndonjë të papritur, Tuhel do ta ketë një armë të frikshme në majë të sulmit karshi Dortmundit, e cila ka marrë spektrin e “finales”, pasi verdhezinjtë gjenden në krye me 1 pikë diferencë nga rivalët e përbetuar të Bajernit.

Exit mobile version