Site icon

“Buzëqesh” Milani, dy titullarët e kuqezinjve gati të rikthehen në fushë

MILAN, ITALY - JANUARY 08: Ismael Bennacer of AC Milan gestures during the Serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on January 08, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Lajme të mira më në fund mund të vijnë nga infermieria e Milanit. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, Majk Menja dhe Ismael Benaser janë shumë pranë rikthimit.Në veçanti, ata duhet të jenë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës të Milanit, atë të së dielës në mbrëmje kundër Atalantës.

Po në fundjavë duhet të jetë gati Florenci, që nuk u grumbullua dot të shtunën kundër Monzës.

Ndërkohë që mjekët kuqezinj nuk mund të bëjnë asgjë për Kalabrinë, i cili duhet të jetë jashtë për 10/15 ditë të tjera.

Sa i përket Benaserit dhe Menjas, edhe nëse nuk e nisin si titullarë që në sfidën e radhës, mund të jenë dy alternativa dhe rikthime thelbësore për pjesën më të rëndësishme të sezonit të kuqezinjve.

Exit mobile version