Site icon

Buzëqesh Pioli para duelit me Juventusin/ Ylli i Milanit stërvitet me grupin, dritë në fund të tunelit për…

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 14: Theo Hernandez of AC Milan looks on during the UEFA Champions League group E match between AC Milan and Dinamo Zagreb at Giuseppe Meazza Stadium on September 14, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Pas humbjes në Londër, kuqezinjtë janë kthyer dje në Milano ku kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë në kuadër të sfidës së nesërme kundër Juventusit në “San Siro”, në orën 20:45.

Lajmi i mirë për kuqezinjtë është ai i rikthimit në grup të Teo Hernandezit.

Francezi ka kapërcyer problemin në kofshë dhe mund të rishohë fushën ndaj bardhezinjve.

Hapa përpara edhe për Majk Menjanë, i cili sheh gjithmonë e më pranë shërimin.

Portieri ka kryer fizioterapi së bashku me Zhunior Mesiasin (ka të njëjtin dëmtim) dhe stërvitje të diferencuar, teksa për të dy telashet mund të jenë një kujtim duke nisur që nga java e ardhshme.

Diskutim thuajse i ngjashëm për Simon Kjaerin që duhet të rikthehet pas një jave, ndërkohë që edhe Bakajoko mund të grumbullohet për Juven.

Salmakers, Kalabria, Florenci dhe Ibra do të rikthehen në 2023- shin, por për rikthimet Pioli mund të mendojë në një moment tjetër.

Exit mobile version