Site icon

Ca të majtë e ca të djathtë, Joe Biden shpreson të mos i dështojë Samiti i Amerikave

Los Angeles – Kur liderët të mblidhen në Samitin e Amerikave këtë javë, fokusi ka të ngjarë të devijojë nga çështjet e politikave – migrimi, ndryshimet klimatike dhe inflacioni galopant – dhe të zhvendoset në diçka ku Holliwood shkëlqen: tapeti i kuq i pjesëmarrëve.

Me presidentin meksikan Andrés Manuel López Obrador që kryeson listën e liderëve që kërcënojnë se do të qëndrojnë në vendin e tyre për të protestuar ndaj përjashtimit nga Shtetet e Bashkuara si mikpritëse të samitit,  të liderëve autoritarë nga Kuba, Nikaragua dhe Venezuela, ekspertët thonë se samiti mund të kthehet në një siklet për Presidentin e SHBA ,Joe Biden.

Madje edhe disa demokratë përparimtarë e kanë kritikuar administratën amerikane që është thyer nga presioni i atyre në ekzil në Floridës dhe e ndaloi Kubën komuniste, e cila mori pjesë në dy samitet e fundit.

“Pyetja e vërtetë është pse administrata Biden nuk i bëri detyrat e saj të shtëpisë”, tha Jorge Castaneda, një ish-ministër i jashtëm meksikan që tani jep mësim në Universitetin e Nju Jorkut.

Ndërsa administrata Biden këmbëngul se presidenti në Los Anxhelos do të përvijojë vizionin e tij për një “të ardhme të qëndrueshme, elastike dhe të barabartë” për këtë hemisferë, Castaneda tha se është e dukshme nga grindja e minutës së fundit mbi listën e të ftuarve, se Amerika Latine nuk është një prioritet për presidentin e SHBA.

“Këtë axhendë ambicioze, askush nuk e di saktësisht se çfarë është” tha ai.

Shtetet e Bashkuara po presin samitin për herë të parë që nga fillimi i tij në 1994, në Miami, si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur mbështetjen për një marrëveshje të tregtisë së lirë që shtrihet nga Alaska në Patagoni.

Por ky synim u braktis më shumë se 15 vjet më parë mes një rritjeje të politikës së majtë në rajon. Me zgjerimin e ndikimit të Kinës, shumica e kombeve kanë pritur pak nga Uashingtoni.

Si rezultat, forumi kryesor për bashkëpunimin rajonal është dobësuar, duke u kthyer në një skenë për transmetimin e ankesave historike.

Hapja e SHBA-së ndaj ish-kundërshtarit të Luftës së Ftohtë, Kubës, e cila u vulos me shtrëngimin e duarve të Obamës me Raul Castron në samitin e vitit 2015 në Panama, uli disa nga tensionet ideologjike.

“Është një mundësi e madhe e humbur,” tha Ben Rhodes, i cili drejtoi shkrirjen e Kubës si Zv.këshilltar i sigurisë i Obamës. “Ne po izolohemi duke ndërmarrë atë hap, sepse ju keni Meksikën, keni vendet e Karaibeve që thonë se nuk do të vijnë – gjë që vetëm do ta bëjë Kubën të duket më e fortë se ne.”

Për të forcuar pjesëmarrjen dhe për të shmangur një dështim, Biden dhe Zv.presidentja Kamala Harris punuan me telefonata ditët e fundit, duke folur me liderët e Argjentinës dhe Hondurasit, të cilët fillimisht shprehën mbështetjen për bojkotin e propozuar të Meksikës.

Ish-senatori Christopher Dodd që e përshkoi rajonin si një këshilltar special për samitin, në procesin për të bindur Presidentin brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili ishte një aleat i vendosur i Presidentit Donald Trump dhe nuk ka folur asnjëherë me Biden, që të konfirmojë me vonesë pjesëmarrjen.

Exit mobile version