Site icon

Çelsi arrin akordin me fituesin e “Tripletës”, por këtë javë do ta drejtojë trajneri i parë që i dha besim Brojës

Duket se Çelsi e ka zgjidhur “ngërçin” e trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, të paktën kjo është ajo që bëjnë me dije mediat britanike.Siç raporton “The Sun”, trajneri i “Bluve” do të jetë Luis Enrike, me spanjollin që pas takimit me Tod Bohlin ka pranuar kushtet e kontratës.

Gjithsesi ai nuk do të marrë menjëherë në drejtim skuadrën nga Londra, pasi këtë javë pritet t’i besohet Frenk Lampard.Ish-mesfushori anglez u përfol se do të mbyllte sezonin te Çelsi, por “The Sun” shpjegon se trajneri i parë që i dha besim Armando Brojës do të drejtojë vetëm këtë fundjavë dhe ndoshta ndeshjen e parë me Realin e Madridit.

Exit mobile version