Site icon

Çështja “Negreira”, Çeferin fut në ankth Barcelonën: Është shumë serioze, nuk do të ketë limite nga UEFA

Barcelona vazhdon të jetë në rrezik sa i përket çështjes “Negreira”, me katalanasit që akuzohen se kanë paguar shefin e gjyqtarëve për t’i favorizuar ata gjatë ndeshjeve.Përveç hetimit të La Ligës në skenë ka hyrë edhe UEFA, e cila do të nisë me hetimet e saj.

Për këtë gjë ka folur dhe Aleksandër Çeferin, i cili është shprehur se UEFA nuk do të kufizohet nga asgjë.

“Jam informuar se situata është vërtet shumë serioze. Për mendimin tim është një nga çështjet më serioze që është parë në futboll. nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për dy arsye. Së pari, sepse ne kemi një komision të pavarur disiplinor përgjegjës për ta bërë këtë. Dhe së dyti, sepse unë ende nuk e kam trajtuar këtë çështje me detaje. Në Spanjë shkelja është e parashikuar, por për sa i përket UEFA-s nuk ka asgjë të përshkruar”.

Exit mobile version