Site icon

Çështja “Negreira”, UEFA mund të përjashtojë Barcelonën nga Champions-i sezonin e ardhshëm

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mbajti dje një konferencë për shtyp teksa vijon të mbrojë skuadrën në lidhje me çështjen Negreira.

Ai deklaroi se: “UEFA nuk po merr pjesë në linçimin e përgjithshëm dhe nuk mendoj se mund të na përjashtojë nga garat e kupës”.

Por sipas medias italiane “Tuttomercatoweb”,UEFA përmes Komitetit të Etikës dhe Disiplinës, konsideroi se kishte argumente të mjaftueshme për të vazhduar me shpejtësi pas hapjes së një hetimi, sipas të nenit 31.4 të rregullores së tij. Dhe ndryshe nga sa pretendon presidentiLaporta, UEFA madje mund të vendosë të anashkalojë Komitetin për të sanksionuar menjëherë Barçën dhe për ta përjashtuar atë nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampioneve.

Madje disa ditë më parë, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin e ka cilësuar këtë si një nga situata më të rënda që ka shikuar ndonjëherë në futboll.

Exit mobile version