Site icon

Çfarë po ndodh në SHBA? Raportohet për 3 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në SHBA, ku një i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur dy të tjerë në kampusin e Universitetit të Virxhinias në Charlottesville të dielën në orën 10:40 të mbrëmjes, sipas CNN.

I dyshuari – i identifikuar si një student është ende i lirë, tha presidenti i universitetit Jim Ryan në një deklaratë të lëshuar të hënën. Autori, i identifikuar nga policia si Christopher Darnell Jones, Jr., besohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë me xhinse blu dhe këpucë të kuqe dhe mund të jetë duke vozitur me një makinë të zezë, sipas policisë. Dy të plagosurit janë shtruar në spital, tha Ryan, duke shtuar se ai ishte i shkatërruar “që kjo dhunë në Universitetin e Virxhinias”.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo nëse ishin studentë.

Autoritetet thanë të hënën në mëngjes se shumë departamente të policisë po kërkojnë për Jones, të dyshuarin e krimit duke përfshirë përdorimin e një helikopteri të Policisë  të Virxhinias.

Nga të dhënat e para raportohet se ka viktima të shumta. Sipas mediave amerikane, autori është neutralizuar nga autoritetet pa dhënë më shumë informacion për gjendjen e tij. Sipas autoriteteve lokale, i armatosuri nuk përbën më rrezik.

Ky është sulmi i radhës në SHBA, ndërsa javët e fundit janë shënuar disa të tjerë. Kjo ka sjellë që autoritete do të rishikojnë ligjin për armët.

Exit mobile version