Site icon

Çfarë po ndodh para samitit të G20? Lavrov përfundon në spital me urgjencë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u dërgua me urgjencë në spital sapo mbërriti në Bali të Indonezisë për samitin e G20.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja pse ministri u dërgua në spital, ndërsa detaje të mëtejshme priten në vijim.

Liderët e G20 janë mbledhur në samitin e radhës në Indonezi, ku do të marrë pjesë virtualisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Homologu i tij rus nuk do të jetë i pranishëm.

Media ruse, Sputnik, ka raportuar se ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, është shtruar në spital në Bali të Indonezisë, aty ku ka shkuar për të marrë pjesë në samitin e radhës së G20-s.

Nderkohe “Fotografia familjare” tradicionale e delegatëve të G20 do të anulohet këtë vit, sipas POLITICO London Playbook.

Siç e thotë Playbook, masa është për mos t’i udhëheqësve turpin e fotografimit duke buzëqeshur pranë Lavrovit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili pritet të marrë pjesë.

Besohet se presidenti i Indonezisë Joko Widodo është i pakënaqur me këtë, kështu që organizatorët e G20 tani po mendojnë të bëjnë fotografinë vetëm me krerët e shteteve dhe qeverive për të përjashtuar ministrin e jashtëm rus, shkruan Sky.

Këtë mëngjes, Zelensky deklaroi se hetuesit gjetën prova të më shumë se 400 krimeve të supozuara të luftës në zonën e çliruar së fundmi të Khersonit.

Exit mobile version