Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se pas 25 korrikut do të nisë ekzekutimi i frikës dhe do të marrë fund njëherë e mirë mafia në pushtet, rrugë apo te ndërkombëtarët.
Meta tha se në këto 5 vite është njeriu që ka vuajtur më së shumti dhunimin e sovranitetit të këtij shteti dhe se do bëjë çmos për garantimin e lirisë dhe demokracisë.
Meta: Jam njeriu që ka vuajtur në mënyrën më të pandershme dhunimin e sovranitetit të vendit në këto 5 vite. Atyre që kujtuan se mençuri ekzekutuan pluralizmin, me 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe do triumfojë liria e demokracia duke luftuar mafian në pushtet, rrugë e ndërkombëtare.

