Site icon

CHAMPIONS/ Arsenali nuk gabon kurrë jashtë, s’ka pësuar asnjë gol

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 09: Gabriel Martinelli of Arsenal celebrates with teammates after scoring their team's first goal during the Premier League match between Arsenal FC and Liverpool FC at Emirates Stadium on October 09, 2022 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Me fitoren 4-0 ndaj Bornmëthit të arkivuar, Arsenali i rikthehet sot magjisë së një tjetër mbrëmjeje europiane, ndërsa do të vizitojë francezët e Lensit. Lajmi i rëndësishëm për skuadrën e Artetës ishte rikthimi në stërvitje i Tomas Partejt, mesfushorit që mungon prej një muaji pas një problemi në ijë.

Anglezët fituan 4-0 ndeshjen e tyre të parë këtë sezon në Europë kundër PSV-së dhe sot do të kërkojë një tjetër fitore për të konsoliduar pozicionin e tyre në Grupin B, të cilin e kryesojnë pas barazimit 1-1 të Seviljes kundër Lensit.

Trajneri Arteta tha se pret një ndeshje shumë të vështirë sot në fushën e francezëve, por ekipi i tij do të kërkojë të regjistrojë ndeshjen e tyre të nëntë radhazi pa humbje në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve: 7 fitore, 2 barazime.

Exit mobile version