Rikthehen emocionet e Champions-it, teksa katër grupe do të ulin siparin e kësaj faze, teksa sonte në mbrëmje do të zhvillohen 8 ndeshje.
Në orën 18:45, do të luhen dy takime: Bajer Leverkuzen-Klab Bryzh dhe Porto-Atletiko Madrid.
Në orën 21:00, Bajerni i Mynihut dhe Interi do të luajnë për prestigj duke parë se të dyja skuadrat janë kualifikuar për në raundin e 1/8-ve të Champions-it.
Ndeshjet e tjera janë: Liverpul-Napoli, Marsejë-Totenhem, Viktoria Plzen-Barcelona, Rejnxhërs-Ajaks dhe Sporting Lisbon-Frankfurt.