Spektakli në Champions vazhdon me dy sfidat e fundit të fazës së parë të 1/8-ave.Në orën 21:00, Interi pret në “San Siro” Porton. Zikaltërit kërkojnë kualifikimin në çerekfinale për herë të parë pas 12 vitesh. Gjithsesi portugezët priten mos t’ia bëjnë aspak të lehtë, të cilët kanë treguar ndër vite që mund të surprizojnë në Champions.
Po në këtë orë, RB Lajpcig pret në Gjermani Mançester Sitin. Skuadra e Guardiolës shihet si favorite kryesore për të ngritur trofeun këtë sezon, por gjermanët do të bëjnë çmos për të shtangur “qytetarët”.
NDESHJET:
INTER – PORTO 21:00
RB LAJPCIG – MANÇESTER SITI 21:00

