Site icon

Çudira Shqiptare:Prokurori Ermir Lelçi heton bashkëshorten/perfundon në SPAK për ndikim të paligjshëm

Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe Prele Gjoni i janë drejtuar redaksisë së www.infront.al ,me një ankesë për faktin e mëposhtëm i cili konsiderohet Kriminal.
Nga ana e tyre pretenmdohet se kanë bërë kallzim penal drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për disa funksionar të Agjensisë së Trajtimit te Pronave Tirane , shtetasin Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia dhe disa punonjës të tjerë të cilët kanë përgatitur dokumentat ligjor në lidhje me një privatizim të përfituar nga familja Kujxhia me dokumenta të falsifikuar.
Fakti penal i kallëzuar është se palët i kanë grabitur me dokumenta të falsifikuara një pasuri Prona (Truall&Ndërtesë), ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit të Shkodrës, rreth 1.3km larg qendrës administrative të qytetit, në lagjen Tre Heronjt, dhe personi përgjegjës që ka hartuar dokumentacionin ka qënë bashkëshortja e prokurorit që po heton çështjen.
Ata pretendojnë se ju cënohet e drejta e tyre e pronësisë ka veprimtaria kriminale e shtetit me përfaqsuese bashkëshorten e prokurorit që po heton çështjen e cila është kallzuar nga palët në këtë proçes.
Kjo pasuri është regjistruar mbi pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 , dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2 dhe është e provuar se bashkëshortja e prokurorit Lelçi ka favorizuar palët që po heton bashkëshorti i saj z.Ermir Lelçi.
Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia me një hetim të mëparshëm të bërë nga prokurorja Arta Marku ju është provuar falsifikimi i përfitimit të kësaj pasurie me vendim penal të formës së prerë, i cili ka kaluar dhe gjithë shkallët e Gjykimit në Shqipëri dhe vërtetojnë se z. Arrine Zelna bashkëshortja e prokurorit Lelçi, ka ndihmuar në aferën korruptive familjen Kujxhia dhe i ka dhënë atyre pronën shtetërore nëpërmjet dokumentave të falsifikuara.
Pasuria e më sipërme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2, ka qënë pasuri e ndërmarjes Rruga Ura në dhe me vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër, trualli me dokumenta të falsifikuara i është dhënë një ish zyrtarit të lartë të shtetit z. Nikolin Kujxhija.
Më pas në 2011, janë privatizuar godinat e Ndërmarjes ish Gjeologjia, e cila ndodhej mbi truallin e përfituar me vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër dhe dokumenti ligjor është përgatitur nga bashkëshortja e prokurorit Lelçi dhe në përfitimin e kësaj prone është përdorurD.Trasgimnie false dhe njëkohësisht dhe një hartë treguese po false.
Nga një gjykim civil i bërë në gjykatën Shkodër rezulton se vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër , nuk ka të bëj fare me pasuritë e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër dhe ndodhet në një tjetër vënd, dhe kjo pasuri i përket trashgimlënësve të shtetasit Paç Marku e vërtetuar me dokumenta ligjor dhe këto falsifikime dhe këtë mashtrim rezulton që e ka kryer bashkëshortja e prokurorit Lelçi i cili po heton çështjen .
I gjith dokumentacioni i përgatitur përprivatizimin e Godinave të Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër, janë përgatitur nga shtetasja Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër(Rruga Ura) dhe aktualisht pasuria shtetërore i ka kaluar familjes Kujxhia në bashkpunim me bashkëshorten e prokurorit Lelçi i cili po heton çështjen.
Ky fakt penal është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe i ka rënë për hetim Prokurorit Ermir Lelçi , i cili është bashkshorti Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër, e cila ka qënë pjesë e falsifikimeve dhe e vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës Shtetërore , dhe kjo çështje është kaluar pa short te ky prokuror me qëllim mbulimin e krimit të kryer nga bashkëshortja e tij.
Arrine Vate Zelna hetuar nga bashkshorti i sajë z.Ermir Lelçi i cili ka dal në konkluzionin se bashkshortja e tijë nuk ka kryer vepër penale dhe vetëm në shqipëri ndodhin çudira të tilla që bashkëshorti heton bashkëshorten.
Ky veprim është jo vetëm në kundërshtim me ligjin por është korruptiv dhe qesharak, njëkohësisht dhe një skandal i cili nuk duhet të ndodh në një shtet demokratik , veprime të tilla skanë ndodhur as në diktaturën 50 vjeçare e të Enver Hoxhës.
Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe Prele Gjoni ditën e djeshme i janë drejtuar me kallzim penal drejtuar SPAK, për Prokurorin z. Ermir Lelçi, i cili duket qartë se është palë me krimin ,dhe mbron veprimet kriminale të bashkshortes së tij dhe nuk ka kryer dhe nuk po kryen një hetim objektiv dhe të gjithanshëm.
Njëkohësisht ankuesit po ditën e djeshme i janë drejtuar, KPK, ONM dhe ILD, për marjen dhe të masave administrative për këtë prokuror ku palët e quajnë të inkriminuar dhe se ky prokuror ka favoriziuar bashkëshorten e vetë.
Prokurori Ermir Lelçi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe ka kërkuar pushimin e gjykimit për bashkëshorten e vet dhe pretendon se ska vepër penale të kryer nga ajo.
Duke qënë se palët nuk janë ndakort me vendimin kriminal të këtij prokurori që heton gruan e tij, i janë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kanë ngritur pretrendimet e tyre ligjore dhe kjo çështje është gjykuar nga gjyqtari Tonin Stërkaji cili i ka dhënë të drejtë kallzuesve dhe e ka kthyer çështjen për formulim akuze.

Exit mobile version