Fotot që shihni më poshtë janë fotot e një transgjinoreje e cila njihet në zonë si Emmanuela. Për të thuhet se është personi që “hyri” në mes të çiftit Babis dhe Caroline.
Kjo e fundit humbi jetën pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj pilot, në sy të vajzës 1 vjeçe. Mediat kanë zbuluar, se 32-vjeçari shoqërohej me një transgjinore.
Mediat greke kanë publikuar pamje të saj, në të cilat shfaqet në poza intime. Pavarësisht se lajmi është shpërndarë gjerësisht në media, sërish Policia nuk ka konfirmuar asgjë. Ndërkohë as Babis nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi.
Piloti e fshehu për ditë të tëra krimin, duke sajuar histori të ndryshme me grabitës, disa prej të cilëve sipas tij ishin shqiptarë. Por, kamerat e sigurisë së shtëpisë, rrëfimi i tij dhe ora biometrike që 20-vjeçarja mbante në duar hodhën poshtë pretendimet e tij, i cili më pas pranoi dhe rrëfeu me detaje se si e kreu vrasjen.

