Site icon

Del orari/ Ja kur do të ndeshet Florian Marku kundër boksierit ukrainas

Mbrëmjen e sotme adhuruesit e boksit do të kenë një natë të gjatë me disa ndeshje shumë interesante, në disa kategori si WBA, WBO dhe IBF.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, do të zhvillohen disa ndeshje, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.

28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan dhe tanimë janë mësuar edhe oraret e përballjeve.

Marku dhe Prodan është dueli i treti në këtë natë të gjatë të boksit, dhe kjo përballje pritet të fillojë nga ora 20:30.

Exit mobile version