Site icon

Dëmtimi i Nkunkus dhe largimi i Xhekson në Kupën e Afrikës, Brojës i hapet rruga për formacionin titullar

Pas garancive se Armando Broja do të jetë sulmuesi kryesor i Çelsit këtë muaj, me Nikolas Xheksonin e larguar drejt Kupës së Afrikës, sulmuesi shqiptar ka marrë një tjetër konfirmim për të qenë zgjedhja e parë e trajnerit Mauricio Poçetino, pas dëmtimit të ri të Kristofer Nkunkusë.

Sulmuesi francez, i cili sapo ishte rikthyer nga dëmtimi i rënë në gju në fazën përgatitore, ka pësuar një dëmtim të ri muskulor në ijë dhe trajneri argjentinas tha se ai do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të bluve të Londrës.

Në këtë mënyrë, Broja mbetet sulmuesi i vetëm i Çelsit në këtë periudhë të vështirë dhe do të mbajë peshën e sulmit bashkë me Palmerin, Sterlingun dhe Mudrikun.

Exit mobile version