Site icon

Derbi spektakolar, Atletiko e Simeones eliminon Realin nga Kupa e Mbretit pas… 120 minutash lojë

Derbi spektakolar me 6 gola të shënuar! Atletiko e Madridit ka eliminuar Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, duke e mposhtur me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë. Falë këtij triumfi bardhekuqtë e Simeones arritën të siguronin një biletë për në fazën çerekfinale. 

Ishte Lino ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të, ndërkohë që autogoli i Oblak në minutën 45+1 bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1. 

Në fragmentin e dytë të lojës, ishin sërish futbollistët e Atletikos që shënuan me anë të Alvaro Moratës, që tundi rrjetën në të 57-tën, ndërkohë që për golin e barazimit të Realit mendoi Hoselu, i sapofutur në fushë në vend të Rodrigo. Sulmuesi në topin e parë që preku e dërgoi në rrjetë. 

Koha e rregull përfundoi në barazim 2-2, teksa u deshën shtesat për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohej për më tej.  

Në minutën e 100-të, një gol spektakolar i realizuar me mjeshtëri nga Grizman ngriti shifrat në 3-2, teksa për t’i vendosur “kapak” kualifikimit mendoi Rikelme në minutën e 119-të.  

FT: ATLETIKO MADRID – REAL MADRID 4-2

Lino 39′, Morata 57′, Grizman 100′, Rikelme 119′ / Oblak (autogol) 45+1′, Hoselu 82′

Exit mobile version