Site icon

Deshamp i beson “fituesve”, afrikanët mes shumë dyshimeve. Ja si priten të rreshtohen skuadrat në Francë-Marok

Franca dhe Maroku do të ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e dytë gjysmëfinale për të shkuar kështu në finalen e madhe të Botërorit të Katarit.Sot do të bëjë verifikimet e fundit, por Didie Deshamp e ka të qartë formacionin që do të hedhë sot në fushë kundër Marokut. Në portë do të jetë kapiteni Loris, teksa nga krahët e mbrojtjes do të veprojnë Kunde dhe Teo Hernandez.

Qendra i besohet Varan dhe Upamekanos që duhet thënë se nuk ishte fort bindës ndaj Anglisë. Në mesfushë Rabio dhe Tçuameni janë të padiskutueshëm ashtu si Zhiru në majën e sulmit.

Treshja Mbape, Grizman dhe Dembele do të veprojnë pas shpinës së pykës me synimin për të thyer murin difensiv të Marokut, që në këtë turne është ndëshkuar vetëm një herë.

I vetmi ndryshim i hipotetizueshëm në këto momente është Koman në vend të Dembelesë, që përbën edhe zëvendësimin e parë nga Deshamp në ndeshje e sipër, megjithatë fituesit ndaj Anglisë kanë pak gjasa të preken.Ualid Shedira është i pezulluar për Marokun në gjysmëfinalen e sotme kundër Francës për shkak të kartonit të kuq që mori në çerekfinalen kundër Portugalië.

Trajneri Ualid Regragui tha në konferencën e djeshme për shtyp se ai do të presë deri në minutën e fundit për të vlerësuar situatën e disa lojtarëve që janë në dyshim prej dëmtimeve, por refuzoi që të përjashtonte ndonjërin nga mundësitë për të luajtur sot kundër kampionëve të botës.

Shqetësimet kryesore të afrikanëve janë Najef Aguerd, i cili humbi çerekfinalen si pasojë e një dëmtimi muskulor në kofshë dhe qendërmbrojtësi Romain Sais, i cili u zëvendësua gjatë asaj ndeshjeje për një problem të ngjashëm.

Mbrojtësi i djathtë i Bajernit, Mazraui, nuk ishte i gatshëm në ndeshjen e fundit për shkak se ishte i sëmurë dhe kishte një dhimbje në ijë, por mund të rikthehet në dispozicion për takimin e sotëm.

Exit mobile version