Site icon

Deshamp nuk bën kompromise, Franca do “kokën” e Tunizisë: Mbape ylli ynë, për Benzemanë po shpikni!

Krenaria franceze shkon përtej një ndeshjeje futbolli. Në Francë nuk i kanë harruar ngjarjet e miqësores 2008-të kur himni i tyre u vërshëllye nga tifozët tunizianë të pranishëm në stadium. Didie Deshamp nuk pranon të flasë për politikë, teksa e analizon në detaje takimin e sotëm në ora 16:00.Çfarë prisni nga takimi i radhës?

E njoh mirë Tunizinë. Ka cilësi dhe shumë lojtarë që luajnë në Francë. Edhe lojtarët e mi i njohin rivalët. Kualifikimi na ka dhënë siguri, por është një ndeshje Botërori ndaj një kundërshtari që luan për kualifikim, ndaj skuadra ime do të kujdeset të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.

A do të ketë rotacion?

Ka ende kohë, vendimet do t’i marr nesër (sot). Do të ketë ndryshime. Se sa nuk do t’ua them juve e aq më pak t’ia bëj të ditur kundërshtarëve tanë. Informacionin më të fundit e marrë një orë e gjysmë para ndeshjes, ndaj gjithçka mund të ndodhë. I gjithë grupi është i interesuar. Të 24 lojtarët janë gati për të luajtur duke pasur parasysh se janë zhvilluar dy ndeshje në katër ditë.

Njëra mes Argjentinës dhe Polonisë do të jetë rivali juaj. Si ndiheni?

Për mua ka rëndësi që të mbyllim grupin në vendin e parë e më pas do të presim me qetësi të mësojmë emrin e rivalit tonë. Jemi në Botëror dhe çdo skuadër përbën rrezik.

Mund të thoni diçka më tepër mbi situatën e Benzemasë?

Nuk është diçka që e kam në mendje, e dini të gjithë situatën. Unë fola me Karimin pasi ai u dëmtua. E di kohën e dëmtimit dhe rikuperimit të tij. Unë kujdesem për 24 lojtarët që janë. Ju lë juve të flisni për Benzemanë, të debatoni e të imagjinoni. Unë do të komentoj asgjë që nuk ka të bëjë me jetën tonë të përditshme. Kam besim të plotë të sulmuesit që kam në dispozicion.

Exit mobile version