Site icon

Deshamp publikon listën e Francës së re, bën bashkë të dy vëllezërit Turam

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e marsit ndaj Holandës dhe Irlandës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Franca kërkon që të bëjë të sajën përsëri trofeun dhe rrugëtimi nis në kualifikuese ku padyshim do të synojë të bëjë sa më mirë.Në listë janë pjesa më e madhe e emrave të zakonshëm të bluve, një shumë prej të cilëve kanë marrë pjesë edhe në Botërorin 2022, duke përjashtuar të dëmtuarit apo emra si Loris, Varan apo Benzema që u tërhoqën nga ekipi kombëtar pas atij aktiviteti,.

Një risi e madhe është afrimi i mesfushorit Kefren Turam, djalit tjetër të ish-mbrojtësit francez, Lilien Turam. Bashkë me të vëllain, sulmuesin Markus Turam, ai do të jetë pjesë e këtij grumbullimi të përfaqësueses franceze.

LISTA
Portierë: Areola, Menja, Samba.
Mbrojtës: U. Fofana, Teo Hernandez, Konate, Kunde, Pavard, Saliba, Upamekano.
Mesfushorë: J. Fofana, Rabio, Çuameni, K. Turam, Veretu.
Sulmues: Koman, Diabi, Zhiru, Grizman, Kolo Muani, Mbape, M. Turam.

Exit mobile version