Site icon

Detaje nga vrasja e 32-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin banorët e tronditur

Vrasje në Rapperswil-Jona SG! Herët në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, një shqiptar (35-vjeçar), nga Kosova, ka raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij.

Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar burrin, raporton Blick.ch, përcjell Bota sot.

Gruaja (35-vjeçare), u gjet e vdekur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje.

Banorët vendas janë të tronditur

Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët (të moshës një e gjysmë dhe 15 vjeç) kanë vënë re diçka nga krimi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët, përcjell Bota sot.

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, shton ajo.

 

Asnjë armë zjarri në lojë

Exit mobile version