Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, sipas një analize të Bild, Rusia dhe Ukraina përgatiten për dimrin e tyre të dytë në frontin e luftës.
Bëhet me dije se Bild thotë se i forti i Kremlinit, Vladimir Putin, po planifikon “Operacionin Frost”.
Që nga e hëna, rusët kanë bombarduar termocentralet në të gjithë Ukrainën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe temperatura të ngrira në Kiev.
Gazetari i luftës së Bild, Paul Rodsheimer shpjegon operacionin e organizuar të Putinit. Sipas ekspertëve, duke sulmuar civilët, Putin dëshiron të ngrijë vendin e shkatërruar nga lufta përpara se temperatura të bjerë më tej.
“Ajo që ne po shohim është një strategji për të arritur paqen e diktuar nga Rusia në mënyrë që të shmanget një luftë tjetër dimërore,” tha studiuesi i Evropës Lindore, Andreas Umland, për gazetën gjermane.
Sipas ekspertit nga Instituti i Studimeve të Evropës Lindore të Stokholmit, sulmet ndaj infrastrukturës jetike në Ukrainë kanë për qëllim të ushtrojnë presion mbi popullin ukrainas “për t’i bërë presion qeverisë së tyre që të tërhiqet”.
Mesazhi i Putinit për Ukrainën, sipas profesor Umland, është: ” Ose largohuni nga zonat që kemi aneksuar ose ne do t’ju bombardojmë për vdekje dhe ju do të ngrini deri në vdekje”.
Edhe politikanët ukrainas e kanë njohur këtë strategji dhe e kundërshtojnë fuqishëm planin dimëror të Rusisë për Ukrainën. Në deklaratat e tij për gazetën gjermane, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko theksoi se: “Ne po luftojmë që të mund t’i furnizojmë qytetarët me energji elektrike, ujë dhe ngrohje edhe në dimër”.
Sipas kryebashkiakut të kryeqytetit ukrainas, “ekziston rreziku që Kievi, ashtu si qytetet e tjera, të mbetet pa ngrohje në dimër. Ky rrezik është për shkak të sulmeve me raketa. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga partnerët tanë sisteme speciale kundër raketave.”
Megjithatë, Putin tashmë duket se po harton një “Plan B” në rast se Ukraina nuk pranon t’i japë fund luftës. Ekspertët kanë frikë se Rusia dëshiron të përdorë tanket dhe raketat e vendosura tashmë në tokën bjelloruse për të pajisur 300,000 rezervistët e saj për të shtyrë edhe më thellë në Ukrainë në dimër nëse është e nevojshme. Bjellorusia, nga ana e saj, deklaron se është e gatshme të ndihmojë ushtarakisht Moskën.
Artikulli i Rodsheimer gjithashtu i referohet Betejës së Stalingradite cila u bë një “kurth vdekjeje” për ushtarët që nuk e duronin dot të ftohtin e ashpër gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Periudha dimërore e viteve 1942-43 në Stalingrad konsiderohet nga historianët si pikë kthese e Luftës së Dytë Botërore në favor të Bashkimit Sovjetik. Kjo pasi, pavarësisht numrit të shtuar të ushtarëve të vdekur, “Ushtria e Kuqe” arriti të mposhtë ushtarët e Ëehrmacht-it të Hitlerit pasi i rrethoi.
Në temperaturat që arrinin në minus 30 gradë, dhjetëra mijëra ushtarë gjermanë u ngrinë për vdekje ose vdiqën nga uria pasi nuk kishte ushqim.