“Plani ishte që të mbanim topin disi më gjatë dhe të hapeshim në korsi. Mesiasi e bëri, ndërsa Leao jo. U munduam të luanim edhe me katër sulmues, por shpejtësia e lojës nga prapa dhe lëvizjet e atyre përpara nuk ishin me kohët e duhura. Nuk ishim mjaftueshëm të zotë për të zhbllokuar ndeshjen dhe e pësuam”.
Më këto fjalë, Stefano Pioli, çeli konferencë për shtyp pas humbjes së djeshme në fushën e Torinos. Trajneri iu kërkuar të shpjegonte edhe arsyet e atij zëvendësimi të trefishtë, për të cilin u shpreh:
“Doja më shumë gjallëri në fazën pa top dhe më shumë shtytje në krahun e djathtë. U pa qartë që as Leao nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë dhe u mundova të ndryshoj diçka duke hedhur në lojë disa futbollistë me cilësi të ndryshme nga ato të atyre që ishin titullar.
Goli na nevojitej më herët dhe kjo është nga ato humbje që djegin.” Me këtë disfatë kuqezinjtë humbën një vend në renditje dhe tri pikë të rëndësishme me Napolin, që tashmë qëndron gjashtë distanca larg. Lidhur me ketë aspekt, Pioli tha:
“Napoli po bën një sezon fantastik e ne nuk duhet të kishim lejuar këtë shkëputje, por sezoni është ende i gjatë e në duhet të rimarrin rrugëtimin tonë duke nisur që nga Championsi”.
Pikërisht sfida e së mërkurës me Salrbugun shihet si shkaku kryesor i fokusit të çalë të Milanit dje në Torino.
“Salburgu është agresiv si Torino, por nuk qëndron kaq shumë i mbyllur pasi ka një mendësi më ofensive. Mendoj se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo që pamë sot (dje).
Më vjen keq pasi dëshironim të ruanim ecurinë tonë, por kjo do të thotë që duhet të punojmë më mirë”, përfundoi Pioli.

