Site icon

Disfata përballë Arsenalit, reagon Ten Hag: Dua të jemi numri 1, por gabuam

Erik ten Hag nuk e fsheh zhgënjimin. Me këtë humbje ndaj Arsenalit, mund të jenë shuar edhe shpresat e fundit të “Djajve” për titull këtë sezon.“Ishte një ndeshje e shkëlqyer me shumë ritëm dhe publiku ishte fituesi më i madh”, ishin fjalët e para të teknikut të Junajtid.

“Luajtën dy skuadra të mëdha, por sigurisht që jemi të zhgënjyer kur humbet një ndeshje në fund. Të gjithë golat që pësuam ishin gabime tonat dhe nuk duhet të ndodhin. Edhe javën e shkuar ne ishim shumë të vështirë për t’u mundur në të tilla situata. Në këtë ndeshje nuk ishim. Të tre golat ishin të shmangshëm. Ata janë shumë të zotë me topin, por edhe një ekip i mirë në mbrojtje. Bëmë gabime që nuk duhet t’i bëjmë. Kjo ndeshje u vendos nga detajet e vogla, por edhe nga vendimmarrjet. Është e vështirë ta pranosh, por ne duhet të mësojmë. Unë dua të fitoj dhe nuk jam kurrë i kënaqur. Duam të jemi numri 1″.

Exit mobile version