Mbrëmje makthi për Empolin e Etrit Berishës, Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit, që u mposhtën me rezultatin 7-0 nga Roma e Zhoze Murinjos.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e këtij klubi që të pësonte më shumë se 5 gola në një ndeshje të Serisë A, teksa disfatë 7-0 e regjistruar mbrëmjen e sotme, ka lënë të shtangur të gjithë tifozët e Empolit.
Ndërkohë për sa i përket Romës, hera e fundit që kryeqytetasit triumfonin me rezultatin 7-0 në kampionat ishte 19 nëntori i vitit 2006, kur shpartallonin Katanian, skuadër që tashmë militon në Serinë C italiane.

