Site icon

Ditë të errëta për ish-futbollistin, argjentinasi izolohet në një spital psikiatrik

Ezekiel Laveci është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij. Argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas mediave, ish sulmuesi i Napolit i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.

Ndërkohë, L’Equipe zbulon edhe bisedën mes Lavecit dhe një të afërmi të tij. Ky i fundit tregon se argjentinasi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale duke lënë pas abuzimet me drogën dhe alkoolin.

Exit mobile version