Premier Liga dhe futbolli shpërthyen në revoltë kundër televizionit BBC pasi pezulluan Geri Linekerin, legjendën e futbollit anglez, i cili prej vitit 1999 prezanton programin sportiv të pasdites “Match of the Day”.Alan Shirer dhe Ian Rajt, ish-futbollistët, të cilët sot janë në rolin e opinionistit fiks të programit, ishin dy të parët që thanë se nuk do të merrnin më pjesë në program. Bojkotit të tyre iu shtuan edhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm, duke vendosur në rrezik të gjithë programacionin e BBC-së në lidhje me futbollin.
Ditën e sotme, Geri Lineker ka reguar përmes një postimi në Twitter, duke zbuluar se do të kthehet në emision të shtunën për çerekfinalet e Kupës FA. Ai gjithashtu falenderoi të gjithë mbështetësit për solidaritetin e treguar.
“Jam i kënaqur që ne kemi lundruar një rrugë përmes kësaj. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për shfaqjen e jashtëzakonshme të solidaritetit. Futbolli është një lojë ekipore, por mbështetja e tyre ishte e madhe. Jam pa masë krenare që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më të drejtë në botë. Mezi pres të kthehem në karrigen e MOTD të shtunën. Sado të vështira të kenë qenë ditët e fundit, thjesht nuk krahasohet me nevojën për të ikur nga shtëpia juaj nga persekutimi ose lufta për të kërkuar strehim në një vend të largët. Është emocionuese të kesh parë ndjeshmërinë ndaj gjendjes së tyre të vështirë nga shumë prej jush. Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerantë, mikpritës dhe bujarë. Faleminderit’, shkruhej në postimin e tij.