Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Pogradecin, kur një 12-vjeçare i dha fund jetës. E mitura kishte takuar të ëmën pas 5 vitesh, e cila ishte ndarë me të atin e saj. Ndërkohë më herët në emisionin me autore Evis Ahmeti “Me zemër të Hapur”, nëna ka reaguar duke thënë se babai i vajzës e dhunonte këtë të fundit, ndërsa më herët ish-burri i saj kishte deklaruar se mungesa e të ëmës mund të ketë ndikuar në vendimin e të miturës.
Për të zbardhur më shumë detaje për këtë ngjarje të rëndë, gazetarja Anila Ahmetaj ka zhvilluar një intervistë me gjyshen e vajzës, e cila e ka gjetur atë të pajetë.
Gjyshja e vajzës: Nuk kuptova asgjë, isha duke biseduar me vajzën, do shkonim të blinim rrobat e shkollës. Shkova nga shtëpia poshtë dhe i thash do vi prapë. Erdha, dhe kur erdha po thërrisja.
Në atë kohë erdhi nusja nga ara, e kërkuam dhe nuk e gjetëm. Kur hyra në kasolle që të shkoja mos u ka hedhur kecave, kur e pashë atje… nuk kam çfarë them. Atë ditë nuk e pashë të mërzitur vajzën, por as më parë nuk kuptova se ishte e mërzitur.
22 gushti ishte një ditë e zakonshme, se ajo rrinte në shtëpi me vajzën e vogël. U munduam ta shpëtonim, por nuk dha shenja jete. Biseda e fundit ka qenë kjo që ‘do shkojmë të dielën të blejmë rrobat për shkollën…
Nuk gjemë dot shkak, ka qenë shumë e mirë, e hapur. Dhe njerkën ajo është rritur, se e ka gjetur 5 vjeç dhe i thoshte me plot gojën mami…