Site icon

“Do të jetë ndeshja ime e fundit në Kupën e Botës”, Mesi: Shpresoj të ndodhë ndryshe nga ajo e 2014-ës

Lionel Mesi dhuroi një performancë fantastike në përballjen me Kroacinë në gjysmëfinale, duke kaluar kështu me Argjentinën e tij në finalen e madhe të Botërorit të Katarit.Në konferencën pas ndeshjes, kapiteni i “Albiçelestes” u shpreh se kjo do të ishte ndeshja e fundit në një Botëror dhe shpreson se do ta mbyllë në rrugën e duhur.

“Është Botërori im i fundit. Është fantastike të mendosh që do e luaj në finale. Ka një rrugë të gjatë për në Botërorin tjetër dhe për shkak të moshës është e sigurt që unë nuk do të jem. Do të luaj finalen e dytë të një Kupe Bote në karrierën time. Shpresoj që të përfundoj ndryshe nga hera e kaluar”, u shpreh “Pleshti”.

Exit mobile version