Site icon

Do të vras nëse m’a merr vajzën”/ Dhunoi dhe kërcënoi Arbenitën, arrestohet Fero

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin Fero, ka përfunduar në prangat e policisë. Dyshohet se ai ka dhunuar bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Gjilan.  Mediat në Kosovë raportojnë se situata mes çifti ka përshkallëzuar deri në përdorimin e forcës fizike. Reperi e ka dhunuar, goditur me grushte dhe më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur. Ndërkohë burimet për gazeta ‘Sinjali’, raportojnë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjetoi me të dyshuarin dhe vajzën e tyre e më pas kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë reperin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version