Site icon

Dokumenti i Prokurorisë së Përgjithshme: Luftar Reçi, i pasinqertë, s’kemi firmosur marrëveshje bashkëpunimi

Teksa prokuroria e posaçme SPAK, ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë, dosjen hetimore për 6 të pandehurit, që akuzohen për krijim të grupit kriminal dhe ekzekutimin e Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, një dokument zyrtar ka dalë në dritë nga fashikulli hetimor.

Bëhet fjalë për një shkresë të datës 8 prill 2016, të firmosur në atë periudhë nga prokurori i SPAK Adnand Xholi, i cili atë kohë ka shërbyer si Drejtor i Kontrollit Hetimor pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Dokumenti i drejtohet Prokurorisë së Korçës, ku prokurori Adnand Xholi, ngarkon titullarin që të meret kontakt me të dënuarin, Luftar Reçi, me qëllimin dëgjimin e tij dhe për ti vlerësuar thëniet e tij.

Luftar Reçi, në atë periudhë vuante dënimin e marë nga Gjykata e Lartë në burgun e Drenovës në Korçë dhe nga ky burg, kishte përcjellë një letër në Prokurorinë e Përgjithshme, duke shfaqur vullnetin e tij, për të folur lidhur me ngjarjen e vrasjes së Maksim Lalës dhe treguar bashkëpuntorin tjetër në këtë krim.

Drejtori i Hetimit I shkruan prokurorit të Korçës, se:

”…paraprakisht ju informojmë se ndër vite dhe në vijimësi, Luftar Reçi, ka mbajtur kontakte me persona të autorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke synuar para tyre të shfaqet si bashkëpuntor i Drejtësisë, në këmbim të zbutjes apo përjashtimi nga dënimi. Por prej prokurorëve është vlerësuar se deklarimet e tij, kanë qënë të pasinqerta, lidhur me ngjarjet e rënda kriminale, për të cilat ka dhënë shpjegime, ashtu dhe për krimin për të cilin ai vetë është deklaruar fajtor nga gjithë nivelet e gjykatave. Ndaj dhe mes të dyja palëve, prokurori dhe Luftar Reçi, nuk është nënshkruar një marëveshje bashkëpunimi…”.

Ndër të tjera në letrën dërguar prokurorisë së Korçës, Drejtori i hetimit shkruan se gjithsesi nga ana e prokurorisë Korçë, të meret kontakt me qëllim dëgjimin e pretendimeve dhe vlerësuar ato.

“…në rast se biseda kufizohet vetëm në krimin, për të cilin ai është deklaruar fajtor e dënuar me vendim të formës së prerë, të sqarohet se pretendimet për pafajësinë e tij, janë shyrtuar nga të gjitha Gjykatat…”-thuhet në dokument.

Katër vite më vonë nga përpilimi i këtij dokumenti, i dënuari Luftar Reçi, në vitin 2020 lidhi një marëveshje bashkëpunimi me SPAK, duke marë statusin e bashkëpuntorit. Pas dëshmisë së tij, SPAK, arrestoi Emiljano Shullazin, Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Luftar Reçin dhe shpalli në kërkim Lulzim Berishën e Plaurent Dervishajn.

Ndërsa një muaj më parë, si pasojë e dëshmisë së Reçit dhe hetimeve të kryera nga prokuroria SPAK, u arrestua Gentian Goskova ose “Reqi i Korçës” dhe u shpall në kërkim Ervis Kosova.

Sipas dosjes së SPAK, këta dy personazhe kanë dashur të korruptojnë dhe më pas të helmojnë bashkëpuntorin e prokurorisë, Luftar Reçi.

 

 

 

Exit mobile version