Pak kohë më parë “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: Romina Pulaj 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.
Në kuadër të po këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 3 inspektor të IMT Sarandë ku njëri prej tyre ishte Martin Arapi, njëkohësisht i dashuri i shefes së IMT Romina Pulaj .
Nga ana jonë u denoncua afera korruptive e hajdutit të pronave Pandi Zhonga, i cili ishte ktheyer në një levë të mirfilltë korrupsioni të Sekretarit të bashkisë Sarandë Eleron Gjoni, dhe kryetarit të po kësaj bashkie Ardian Gurma.
Si është e mundur që Pandi Zhonga ka tjetërsuar 10.000 metra tokë publike dhe kryetari Gurma dhe sekretari Gjoni, nuk kishin djeni për këtë aferë kriminale?
Pandi Zhonga,Ardian Gurma dhe Eleron Gjoni të tre sëbashku kanë tjetërsuar, dhe kanë shitur plazhet publike, si të ishte tokë e lire, duke falsifikuar edhe hartat treguese me miratimin e dy eprorëve të Bashkisë Sarabndë.
Këta persona janë nën hetim prej një viti nga SPAK për arsye se, në mënyrë korruptive kanë kaluar plazhin publik në pronë private dhe njëkohësisht kanë kaluar në pronësi një truall që më parë ka qënë i shpronësuar me VKM për interes publik.
Dy përfituesit pronës publike janë dy personazhe të njohur të botës së krimit Andrea Qurku dhe Sali Capari, të cilët me dokumenta të falsifikuara kanë përfituar pronën plazh publik, dhe këtë e kanë arrirrë vetëm me ndihmën e trekëndëshit të bermudës Gjoni, Gurma dhe hajdutit të pronave Pandi zhonga.
Nga provat ka rezultuar se në mënyrrë korruptive drejtori i urbanistikës Sarandës Pandi Zhorga, Eleron Gjoni dhe Ardian Gurma në bashkpunim me ish drejtor in e ASHK Ardi Kola, kanë kaluar në pronë private një plazh i cili është pronë publike dhe njëkohësisht këta persona me dokumenta të falsifikuara dhe njëkohësisht veprimet kriminale të tyre kanë sjllë dhe pengimin e zhvillimit të infrastrukturës së qytetit .

