Site icon

“Dridhet” Interi, gjiganti i Premier Ligës hyn në garë për titullarin e rëndësishëm të zikaltërve

Liverpuli ka hyrë në garë për të fituar shërbimet e Nikolo Barelës.

Sipas asaj që raporton britanikja “Mirror”, klubi i madh i Premier Ligës dëshiron me çdo kusht titullarin e rëndësishëm të zikaltërve.

Milanezët i fiksojnë çmimin 25-vjeçarit të cilit e vlerësojnë 85 milionë euro, por “The Reds” presin që kjo shumë e majme të ulet që të konkretizojnë këtë tratativë.

Në sezonin që përfundoi, Nikolo Barela u aktivizua gjithsej në Serinë A në 36 ndeshje nga ku shënoi 3 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 12 asiste për shokët e skuadrës.

Exit mobile version