Banda e drogës “Mantaqa”, ka trafikuar rreth 70 kg kanabis midis janarit dhe shkurtit nga Shqipëria në Finlandë me postë nëpërmjet Spanjës.
Grupi kriminal përbëhet nga finlandezë dhe disa shqiptarë, ndërsa vlera që kishin arritur të fitonin përmes kësaj metode të trafikimit ishte rreth 700 mijë euro. Rasti është zbuluar pas një hetimi të gjatë nga policia.
Në “grepin” e policisë, ra i pari një shqiptar, i cili duke përdorur një identitet të rremë, shkonte në post dhe merrte pakot plot me kanabis. I riu u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë.