Site icon

Dy gola dhe një asist në Gjermani, mesfushori shqiptar shkëlqen. Ja notat e legjionarëve për fundjavën që lamë pas

Fundjava që lamë pas ishte mjaft e mirë për legjionarët shqiptarë që luajnë në Europë.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell notat e pesë lojtarëve kuqezi më të vlerësuar të fundjavës.

Në vendin e parë ndodhet Jason Ceka, i cili me dy gola dhe një asist u bë protagonist kryesor në fitoren 3-0 të Magdeburgut kundër Hansa Rostok, duke u vlerësuar kështu me notën 9,2.

Në vendin e dytë, me një tjetër performancë fantastike është portieri Elhan Kastrati, i cili u vlerësua me notën 8,9 pasi e mbajti portën e paprekur në barazimin që Çitadela arriti ndaj Modenës në transfertë.

Mario Mitaj është vlerësuar me notën 7,5, duke u renditur në vendin e tretë. Mbrojtësi 19-vjeçar ndihmoi që porta e Lokomotivës së Moskës të qëndronte e paprekur në fitoren 0-4 në transfertë.

Juljan Shehu dhe Ylber Ramadani ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me notën 7,1.

Exit mobile version