Site icon

Dy titullarë ja bëjnë të ditur Interit, largohen nëse nuk arrihet Champions-i

Mundësia që Interi të mos kualifikohet në Champions Legaue sezonin e ardhshëm është më e pranishme se kurrë, por kjo do të kishte një efekt domino të jashtëzakonshëm në të ardhmen e klubit.

Përveç rreth 60 milionë eurove që do të mungonin në arkat e klubit, një ndikim të madh do të kishte në merkato, aty ku një sërë lojtarësh mund të sakrifikohen.

Vendin e të parit në listën e të larguarve të mundshëm e ka marrë Andre Onana, portieri që vetëm në vitin e tij të parë në Milano ka shkëlqyer mbi të gjitha në mbrëmjet europiane, duke tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh.

Nga ana tjetër Denzel Dumfris, që është nxjerrë prej kohësh në merkato, ka pasur kontakte edhe me Aston Vilën, aty ku Unai Emeri e shikon si të duhurin për korsinë e djathtë.

Exit mobile version