Site icon

Dy viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

BROCKTON - AUGUST 13: A nurse practitioner administers COVID-19 tests in the parking lot at Brockton High School in Brockton, MA under a tent during the coronavirus pandemic on Aug. 13, 2020. (Photo by David L. Ryan/The Boston Globe via Getty Images)

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 234 raste të reja të infektuarve me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 2 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814
Exit mobile version